Barcelona frikësohet për Reusin
Barcelona frikësohet se ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të transferohet tek rivali i Bundesligës, Bayern Munich, në verën e vitit të ardhshëm, kur gjiganti katalan i ka të ndaluara përforcimet.
Sport
Marco Reus nuk është prioritet i Barcelonës në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, më shumë pas një viti kur dëmshpërblimi i tij prej 25 milionë eurosh do të hyjë në fuqi.
Mirëpo, pas bllokimit të aktivitetit në dy afatet e ardhshme kalimtare nga ana e FIFA-s, gjiganti katalan nuk do të mundë të sjellë përforcime deri në janarin e vitit 2016.
Dhe, drejtuesit e Barcelonës frikësohen se deri atëherë ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të nënshkruajë me rivalin e Bundesligës, Bayern Munich, raporton “Mundo Deportivo”.
Në dy vitet e fundit, Mario Gotze dhe Robert Leëandoëski, dy prej yjeve më të mëdhenj të Dortmundit u larguan nga klubi duke iu bashkuar Bayern Munichut. Dhe, Barcelona frikësohet se Reus nuk mund të pres deri në janar të vitit 2016 andaj mund të kalojë në Allianz Arena pas një viti.