Barcelona fiton ndaj Atleticos dhe ‘blindon’ pozitën e parë
Barcelona ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit. ‘Blaugrana’ mposhtën 1:0 Aletico Madridin, shkruan lajmi.net. Kështu duke shkuar në plus tri pikë nga vendi i dytë, Real Madridi. Pjesa e parë më e mirë ishte për mysafirët pasi edhe shënuan. Ata krijuan disa raste shënimi, por që fillimisht nuk po shënonin. Pas një aksioni të bukur…
Sport
Barcelona ka fituar derbin ndaj Atletico Madridit.
‘Blaugrana’ mposhtën 1:0 Aletico Madridin, shkruan lajmi.net.
Kështu duke shkuar në plus tri pikë nga vendi i dytë, Real Madridi.
Pjesa e parë më e mirë ishte për mysafirët pasi edhe shënuan.
Ata krijuan disa raste shënimi, por që fillimisht nuk po shënonin.
Pas një aksioni të bukur në zonë i vetëm u gjend Ousmane Dembele që e shfrytëzoi hapësirën dhe shënoi.
Francezi i dha epërsinë ‘Blaugrana’ në minutën e 22’ të ndeshjes.
Më pas ishin ‘rojiblancos’ që u munduan të barazojnë shifrat, por nuk arritën.
Ishin të rrezikshëm në dy raste, por gjuajtën jashtë portës.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Barçës.
Në pjesën e dytë ‘rojiblancos’ tentuan të realizojnë, por nuk ishin të aftë.
Në minutat shtesë ndodhi një përleshje në mes Stefan Savic dhe Feran Torres dhe të dy u ndëshkuan me kartona të kuq.
Pas kësaj fitore Barcelona blindon vendin e parë me 41 pikë, kurse Atletico ndodhen në pozitën e pestë me 27 pikë gjithsej./Lajmi.net/