Barcelona fillon bisedimet me përforcimin e ri

Barcelona ka filluar kontaktet për realizimin e një përforcimi nga Holanda.

Sport

28/06/2018 07:27

Barcelona nuk e fsheh interesimin për transferimin e talentit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong.

Menaxheri i tij, Ali Dursun është parë në Barcelona ku besohet se është takuar me drejtuesit e gjigantit katalan, shkruan “Mundo Deportivo”.

De Jong është objektiv i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ajax Amsterdam ka pranuar të fillojë bisedimet me klubin nga Camp Nou, për shitjen e 21 vjeçarit. /Lajmi.net/