Barcelona e tmerrshme
Barcelona është futur në një periudhë absolutisht të tmerrshme. Gjithçka u prish në një sezon që dukej i mbushur me lule. E zeza për gjigantin katalunas nisi kur u morën vesh ‘dallaveret’ që ishin bërë gjatë blerjes së futbollistit brazilian, Neymar. Në planin social, qetësia ishte absolute. Mirëpo, pas dorëheqjes së presidentit Sandro Rosell, gjërat…

Sport
Barcelona është futur në një periudhë absolutisht të tmerrshme. Gjithçka u prish në një sezon që dukej i mbushur me lule.
E zeza për gjigantin katalunas nisi kur u morën vesh ‘dallaveret’ që ishin bërë gjatë blerjes së futbollistit brazilian, Neymar. Në planin social, qetësia ishte absolute.
Mirëpo, pas dorëheqjes së presidentit Sandro Rosell, gjërat ndryshuan për të keq. Në harkun e gjashtë muajve, rruga bëri ndryshime radikale. Kjo është ndier edhe tek lojtarët, të cilët nuk janë ata të fillim sezonit, kur po thyenin rekorde.
Nga 10 ndeshje sa kanë zhvilluar në vitin 2014, Messi me shokë kanë regjistruar vetëm 5 fitore, duke ia shtuar atyre 2 barazime dhe 3 humbje, nga Valencia, Real Sociedad dhe së fundmi nga Real Valladolid.
Kjo i bie që Barçka ka grumbulluar vetëm 17 nga 30 pikët e mundshme në 10 ndeshjet e fundit, duke i lënë në ‘rrugë’ 13 pikë, të cilat mund t’i kushtojnë në fund me titull të kampionit të humbur.
25 janë golat e shënuar dhe 10 ata të pësuar nga skuadra e Gerardo Martinos. Sidoqoftë, shumëçka, për të mos thënë gjithçka, pritet të vendoset në përballjen direkte ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasicon e 23 marsit në Santiago Bernabeu.