Barcelona e shkatërron Getafen (Video)
Barcelona ka arritur të shënojë fitore të lartë me rezultat 6-0 në shtëpi ndaj Getafes, duke shkuar kështu edhe më afër titullit të La Ligas.
Sport
Pjesa e parë ishte një spektakël nga Barcelona që shënoi plotë pesë gola. Messi 9’, Suarez 25’ 40’, Neymar 28’ dhe Xavi 30’ ishin realizatorët.
Në pjesën e dytë erdhi vetëm një gol nga Barcelona, që në fakt ishte një supergol që u shënua nga Messi në minutën e 47’.
Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e parë me plotë 84 pikë, pesë më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë dhe që nesër ndeshet me Almerian.