Barcelona e mbingarkuar, obligohet të largojë futbollistë
Barcelona aktualisht i ka 28 futbollistë të ekipit të parë, ndërsa me transferimin e një sulmuesi do të bëhen 29.

Sport
Klubi i Barcelonës është i obliguar t’i largojë katër futbollistë, për ta zvogëluar skuadrën në 25 lojtarë shkruan AS.
Christian Tello dhe Martin Montoya janë dy prej atyre që pritet të transferohen te ndonjë klub tjetër.
Douglas dhe Adriano janë futbollistët tjerë që do të largohen nga “Camp Nou”, ndërsa të ardhmen nuk e kanë të sigurtë as Mathieu e Vermaelen.
“Duke llogaritur në ardhjen e Viettos apo ndonjë sulmuesi tjetër, si dhe largimin e Tello, Montoya, Douglas dhe Adriano, Barcelona do t’i kishte 25 futbollistë në skuadrën e parë. Normale është që të mbetet në 23. Samper dhe Vermaelen apo Mathieu do të largohen”, shkruan AS, përcjell Lajmi.net.