Barcelona e dobësuar

Samir Nasri ka thënë se Manchester City është i gatshëm për Barcelonën pas fitores së rëndësishme ndaj Chelseas në FA Cup. Skuadra e Manuel Pellegrinit u kualifikua për në çerekfinale pas fitores 2:0 në Etihad të shtunën, më pak se dy javë pas humbjes nga Blues në shtëpi në kuadër të Premierligës. Derisa Pellegrini e…

Sport

16/02/2014 20:11

Samir Nasri ka thënë se Manchester City është i gatshëm për Barcelonën pas fitores së rëndësishme ndaj Chelseas në FA Cup.

Skuadra e Manuel Pellegrinit u kualifikua për në çerekfinale pas fitores 2:0 në Etihad të shtunën, më pak se dy javë pas humbjes nga Blues në shtëpi në kuadër të Premierligës.

Derisa Pellegrini e mohoi atë disfatë 1:0 nga rivali për titull, Nasri ka pranuar se hakmarrja ishte në mendjen e futbollistëve dhe theksoi se dueli ishte përgatitje ideale për vizitën tek gjiganti katalan në Nou Camp të martën, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

“Ne deshëm të hakmerremi dhe e realizuam këtë, në mënyrën e përkryer”, deklaroi Nasri, i cili shënoi golin e dytë në fitoren ndaj Chelseas.

“Të martën do të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Çdo futbollist dëshiron të luajë në ndeshje të tilla, Liga e Kampionëve, faza eliminatore, kundër Barcelonës. E mira është se ne jemi vërtetë të fortë. E kemi rikthyer vetëbesimin. Mendoj se ata janë më të dobët për dallim nga dy vjet më parë. Do të jetë një duel i ngushtë dhe ballafaqim interesant për të gjithë”, përfundoi ai.