Policia deklarohet për aksidentin me fatalitet në Istog: Tё përfshira njё kamion dhe njё motoçikletё

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet sot në fshatin Veriq-Istog. Policia deklaroi se nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, gjithashtu edhe autoambulanca tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e motoçiklistit Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion dhe njё motoçikletё, transmeton lajmi.net. “Me urdhër…

Lajme

27/07/2026 15:38

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet sot në fshatin Veriq-Istog.

Policia deklaroi se nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, gjithashtu edhe autoambulanca tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e motoçiklistit

Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion dhe njё motoçikletё, transmeton lajmi.net.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetё i viktimёs dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Njёsitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor DRP-Pejё”./Lajmi.net/