Barcelona dhe Real Madrid në garë për talentin 15-vjeçar

Një futbollist i ri me emrin Endrick është duke u cilësuar si një ndër talentët e ardhshëm brazilian.

Sport

20/01/2022 12:58

Me vetëm 15-vjeç realizoi një eurogol në stilin ‘gërshër’ në çerekfinale ndaj Copinha, në turneun më të rëndësishëm në Brazil, transmeton lajmi.net.

Endrick nuk ka kontratë profesionale me Palmeiras, prandaj Barcelona dhe Real Madrid janë duke punuar që të përfitojnë nga situata.

Dy klubet e mëdha që garuan në të kaluarën për Vinicius Junior dhe Neymar, janë në garë edhe për brazilianin e ri.

Ndërkohë, Endrick është i njohur edhe në rrjetin social “Instagram”, ku ka mbi 300 mijë ndjekës./Lajmi.net/