Barcelona dëshiron ta rikthejë lojtarin që luajti vetëm gjashtë muaj për klubin
Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë për të rikthyer një fytyrë të njohur në radhët e saj. Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesin nga Gaboni që veshi fanellën blaugrana në vitin 2022, duke lënë kujtime të mira në “Camp Nou”, ndonëse u paraqit për vetëm gjashtë muaj. Tani, në moshën 36-vjeçare dhe pa ekip pas eksperiencës…

Sport
Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë për të rikthyer një fytyrë të njohur në radhët e saj.
Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, sulmuesin nga Gaboni që veshi fanellën blaugrana në vitin 2022, duke lënë kujtime të mira në “Camp Nou”, ndonëse u paraqit për vetëm gjashtë muaj.
Tani, në moshën 36-vjeçare dhe pa ekip pas eksperiencës me Al-Qadsiah, ai mund të rikthehet te Barcelona në një rol ndryshe, por po aq të rëndësishëm.
Stafi teknik i Barçës, së bashku me drejtuesit sportivë, e shohin me sy pozitiv ardhjen e tij për të forcuar pankinën.
Ideja është që Aubameyang të shërbejë si një zëvendësues i besueshëm për Robert Lewandowskin, i cili në moshën 36-vjeçare ka gjithnjë e më shumë nevojë për pushim.
Për më tepër, përvoja e Aubameyangut do të ishte shumë e vlefshme për lojtarët e rinj të skuadrës, të cilët do të mund të mësonin nga një futbollist me një karrierë të konsoliduar në nivelet më të larta.
Kontrata e mundshme do të ishte për një sezon, me opsion rinovimi për një të dytin që klubi mund ta aktivizojë nëse dëshiron, raporton “Fichajes”.
Një nga aspektet më tërheqëse të kësaj marrëveshjeje është fakti që nënshkrimi nuk do të përfshinte një shpenzim të madh ekonomik për Barçën.
Aubameyang, i cili fitonte rreth 20 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite, do të ishte i gatshëm të ulte ndjeshëm pagën e tij.
Siç është bërë e ditur, sulmuesi do të pranonte të përfitonte mes 2.5 dhe 4 milionë euro në vit, duke u përshtatur me planet financiare të klubit.
Nëse marrëveshja finalizohet, ajo do të kishte kuptim si nga ana sportive ashtu edhe nga ajo ekonomike.
Aubameyang e njeh klubin, ka marrëdhënie të mirë me një pjesë të skuadrës dhe nuk do të rëndonte financat e Barçës.
Tani gjithçka varet nga klubi katalanas, i cili duhet të marrë vendimin përfundimtar. Rikthimi i gabonezit është më afër nga sa mendojnë shumë.