Barca konfuze me Raphinhan – braziliani shkëlqen në stërvitje, nuk shihet në lojë

Barcelona është konfuze me situatën e anësorit brazilian, Raphinha. Raphinha u transferua te Barcelona nga Leeds United, duke bërë bujë të madhe me lëvizjen e tij. Megjithatë, paraqitjet te Barca s’kanë qenë prej më të mirave të mundshme, ndonëse pati shkëndija në disa ndeshje. Sipas raportimeve të ‘AS’, Raphinha po çuditë krerët e skuadrës, përfshirë…

Sport

01/11/2022 13:51

Barcelona është konfuze me situatën e anësorit brazilian, Raphinha.

Raphinha u transferua te Barcelona nga Leeds United, duke bërë bujë të madhe me lëvizjen e tij.

Megjithatë, paraqitjet te Barca s’kanë qenë prej më të mirave të mundshme, ndonëse pati shkëndija në disa ndeshje.

Sipas raportimeve të ‘AS’, Raphinha po çuditë krerët e skuadrës, përfshirë stafin teknik, me ndryshimin e tij stërvitje-lojë, përcjell lajmi.net.

Braziliani është spektakolar në stërvitje, me të dhënat e tij që dalin më të mirat, por në lojë ai “zhduket”.

Gjithsesi, stafi teknik ka besim në lojtarin, si dhe vet lojtari ka dozën e duhur të vetëbesimit.

Barca besojnë se Raphinha shumë shpejtë do ta përmbush potencialin e tij. /Lajmi.net/