Barca kërcënon Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e vjetër, e paralajmëron për shkelje ligjore

Barcelona po bëjnë çmos të heqin dorë nga paga aktuale e Frenkie de Jong. Lojtari holandez është pjesë e rëndësishme e klubit, por paga e tij është një problem i papërballueshëm. Raportime të fundit nga David Ornstein thonë se Barcelona i ka thënë Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e tij të mëhershme, sepse…

Sport

08/08/2022 16:31

Barcelona po bëjnë çmos të heqin dorë nga paga aktuale e Frenkie de Jong.

Lojtari holandez është pjesë e rëndësishme e klubit, por paga e tij është një problem i papërballueshëm.

Raportime të fundit nga David Ornstein thonë se Barcelona i ka thënë Frenkie de Jong të kthehet në kontratën e tij të mëhershme, sepse kanë evidenca për ‘kriminalitet’ gjatë rinovimit të tij, përcjell lajmi.net.

Këto shkelje ligjore, ‘kriminale’ siç cilësohen nga bordi aktual, insistohet të jenë bërë nga bordi i kaluar.

Nëse Frenkie de Jong nuk pranon reduktim në pagë ose nuk largohet, Barca synon të ndërmarrë aksione ligjore. /Lajmi.net/