Barca ka gati alternativën për Marcos Alonso – përgatit 9 milionë euro për Galan

Barcelona ka tashmë gati një alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes. Skuadra katalane tash e sa kohë ka qenë duke punuar për transferimin e Marcos Alonso, por një transferim i tij mund të mos finalizohet. Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barcelona po interesohet për shërbimet e Javi Galan, përcjell lajmi.net.…

Sport

22/08/2022 17:16

Barcelona ka tashmë gati një alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Skuadra katalane tash e sa kohë ka qenë duke punuar për transferimin e Marcos Alonso, por një transferim i tij mund të mos finalizohet.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se Barcelona po interesohet për shërbimet e Javi Galan, përcjell lajmi.net.

‘Blaugrana’ janë gati të ofrojnë 9 milionë euro për mbrojtësin e Celta Vigo.

9 milionë euro mund të kuptohet edhe si gjysma e vlerës së klauzolës që Celta i ka vendosur lojtarit.

Nëse Barca do të transferonte Galan me këtë çmim do të ishte në fitim, pasi lojtari ka një pagë më të ulët sesa Marcos Alonso. /Lajmi.net/