Barca humb durimin, paralajmëron vendim unilateral për shkëputjen e kontratave të Umtiti e Braithwaite

Barcelona po humb durimin me lojtarët problematikë. Skuadra katalane, Barcelona ka bërë disa lëvizje gjatë kësaj vere, por ka ngecur në procesin e shitjes së lojtarëve. Disa lojtarë me paga të larta kanë refuzuar të largohen. Mes tyre janë edhe Samuel Umtiti e Martin Braithwaite. Por, me ta duket se skuadra po e humb durimin.…

Sport

03/08/2022 13:12

Barcelona po humb durimin me lojtarët problematikë.

Skuadra katalane, Barcelona ka bërë disa lëvizje gjatë kësaj vere, por ka ngecur në procesin e shitjes së lojtarëve.

Disa lojtarë me paga të larta kanë refuzuar të largohen. Mes tyre janë edhe Samuel Umtiti e Martin Braithwaite. Por, me ta duket se skuadra po e humb durimin.

‘RMC’ raporton se bordi i Barcës po e ngrit zërin në raport me lojtarët, përcjell lajmi.net. Thuhet se Umtiti dhe Braithwaite s’do të kenë numër të ndarë për sezonin e ri.

Kontrata e tyre do të shkëputet me vendim unilateral më 31 gusht, nëse deri atëherë dyshja s’gjejnë skuadër.

Mbetet të shihet nëse lojtarët do të marrin një vendim tjetër deri para kësaj date. /Lajmi.net/