Barça, gati ofertën e re për Pique
Barcelona nuk e ka ndërmend ta humb qendërmbrojtësin Gerard Pique. Për këtë, gjiganti katalunas është duke e bërë gati një ofertë për kontratën e re të futbollistit spanjoll.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201405/full/89145600_91191800.jpg)
Sport
Gerard Pique është në planet afatgjate të Barcelonës. Gjiganti katalunas është duke e përgatitur një kontratë të re për qendërmbrojtësin spanjoll.
Sipas të së përditshmes spanjolle El Mundo Deportibo, drejtuesit e klubit janë takuar me menaxherin e futbollistit.
Në ‘pjatë’ është vënë një kontratë trivjeçare (vazhdim deri në citin 2018), me opsion për një tjetër vit.
Pique, prej se u transferua në Camp Nou nga Manchester United, është bërë mbrojtësi kryesor në Barcelonë, edhe pse këtë sezon nuk ishte në formën më të mirë.