Barca futet në garë për Denzel Dumfries

Edhe Barcelona i është futur garës për Denzel Dumfries. Mbrojtësi holandez, Dumfries lidhet me një largim të mundshëm nga Inter, dhe pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, edhe më shumë skuadra janë futur në garë për të. Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, gjiganti katalan janë në garë për Dumfries, për merkaton e verës tjetër,…

Sport

12/12/2022 23:50

Edhe Barcelona i është futur garës për Denzel Dumfries.

Mbrojtësi holandez, Dumfries lidhet me një largim të mundshëm nga Inter, dhe pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, edhe më shumë skuadra janë futur në garë për të.

Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, gjiganti katalan janë në garë për Dumfries, për merkaton e verës tjetër, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi holandez ka rritur çmimin e tij, pas paraqitjeve të mira me Holandën në Katar 2022.

Raportimet bëjnë të ditur se Barcelona do të duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro për kartonin e Dumfries.

Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë ta sigurojë nënshkrimin e yllit holandez. /Lajmi.net/