Barca e gjen zëvendësuesin e Sergio Busquets? Luan te Boca Juniors

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Sergio Busquets. Tifozët e Barcelonës kanë kthyer sytë kah Sergio Busquets, me emrin e tij që herë lidhet me një largim nga Barcelona, herë me një rinovim të mundshëm. Pavarësisht vendimit të Busquets, Barcelona duhet të gjejë një zëvendësues për atë pozitë. Prandaj, punët po vazhdojnë. Sipas raportimeve…

Sport

13/12/2022 18:42

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Sergio Busquets.

Tifozët e Barcelonës kanë kthyer sytë kah Sergio Busquets, me emrin e tij që herë lidhet me një largim nga Barcelona, herë me një rinovim të mundshëm.

Pavarësisht vendimit të Busquets, Barcelona duhet të gjejë një zëvendësues për atë pozitë. Prandaj, punët po vazhdojnë.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona ka gjetur një alternativë për pozitën e Busquets, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për lojtarin e Boca Juniors, Alan Varela, i cili tashmë është 21-vjeçar.

Varela luan me Boca por më parë ka qenë pjesë e Barcelona Lujan në kategoritë e reja, skuadër kjo e lidhur me Blaugranat. /Lajmi.net/