Barça do të flejë në para

Të hyrat e Barcelonës pritet të shënojnë rritje në 509 milionë euro këtë sezon, ka njoftuar gjiganti katalan të ardhmen, duke u bërë klubi i dytë që arrin të tejkalojë barrierën prej gjysmë miliardi, pas rivalit Real Madrid. Të hyrat për sezonin 2013-14 do të përkrahen nga paratë shtesë që do të vijnë nga marrëveshjet…

Sport

17/09/2013 16:45

Të hyrat e Barcelonës pritet të shënojnë rritje në 509 milionë euro këtë sezon, ka njoftuar gjiganti katalan të ardhmen, duke u bërë klubi i dytë që arrin të tejkalojë barrierën prej gjysmë miliardi, pas rivalit Real Madrid.

Të hyrat për sezonin 2013-14 do të përkrahen nga paratë shtesë që do të vijnë nga marrëveshjet me sponsorë, si dhe shitja e mesfushorit spanjoll, Thiaco Alcantara në Bayern Munich, ka njoftuar Toni Freixa, zëdhënës për bordin e drejtorëve të Barcelonës, gjatë një konference për shtyp.

“Ky është një mesazh i triumfit”, deklaroi Freixa. Real dhe Barcelona janë klubet më të pasura me të hyra, sipas renditjes së fundit të Deloitte të publikuar në janar. Reali përfitoi më tepër se 500 milionë euro për vitin e dytë të njëpasnjëshëm më 20012-13.