Barca dhe Jorginho largohen gjithnjë e më shumë

Barcelona dhe Jorginho po shkojnë duke u larguar mes vete. Skuadra katalane lidhej me transferimin e mundshëm të mesfushorit italian, por kërkesat e këtij të fundit nuk përkojnë aq me situatën e Barcës. Jorginho do të mbetet pa kontratë gjatë kësaj vere, por ata mund të mos jenë pas tij, si pasojë e kërkesave të…

Sport

07/11/2022 19:27

Barcelona dhe Jorginho po shkojnë duke u larguar mes vete.

Skuadra katalane lidhej me transferimin e mundshëm të mesfushorit italian, por kërkesat e këtij të fundit nuk përkojnë aq me situatën e Barcës.

Jorginho do të mbetet pa kontratë gjatë kësaj vere, por ata mund të mos jenë pas tij, si pasojë e kërkesave të lojtarit për pagën, përcjell lajmi.net.

Raportime të ‘Todo Fichajes’ thonë se Jorginho kërkon një pagë fikse prej 10 milionë, plus bonuse.

Totali i pagës së Jorginho, në atë version do të shkonte në 12 milionë euro.

Barcelona s’mund ta përballojë një pagë të tillë, prandaj rrugët e tyre janë në ndarje e sipër. /Lajmi.net/