Barca afër marrëveshjes me Kante – mund ta marrin falas

Barcelona pritet të mbyllë një marrëveshje me N’Golo Kante. Skuadra e Barcelonës do të synojë përforcime të reja gjatë merkatos së janarit, por plane po bën edhe për merkaton e verës së ardhshme. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona janë afër të arrijnë marrëveshje me N’Golo Kante, përcjell lajmi.net. Mesfushori francez mund t’i bashkohet skuadrës katalane…

Sport

13/12/2022 19:39

Barcelona pritet të mbyllë një marrëveshje me N’Golo Kante.

Skuadra e Barcelonës do të synojë përforcime të reja gjatë merkatos së janarit, por plane po bën edhe për merkaton e verës së ardhshme.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona janë afër të arrijnë marrëveshje me N’Golo Kante, përcjell lajmi.net.

Mesfushori francez mund t’i bashkohet skuadrës katalane në verë, si lojtar i lirë.

Barcelona duhet të gjejë opsione për mesfushën, pasi klubin pritet ta lë edhe Sergio Busquets.

Mbetet të shihet nëse Barca do ta bindin Kante që të kalojë në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/