Barazon Milani
Milani nuk ka arritur të marrë diçka më shumë se një barazim 2-2, në ndeshjen kundër Empolit që u luajt në kuadër të Serie A.

Sport
Rosonerët e panë vetën në disavantazh të hershëm, pasi në minutën e 13’ Tonelli shënon për të kaluar Empolin në epërsi.
Tetë minuta më vonë, Pucciarelli shënon për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij, para se Fernando Torres në minutën e 43 të ngushtojë epërsinë e Empolit.
Në minutën e 58’ Keissuke Honda shënon për të barazuar rezultatin. Në vazhdim Milani tentoi të kalojë në epërsi, mirëpo Menez goditi shtyllën.
Me këtë barazim Milani është në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon.
Video