Barazim i bukur në San Siro
Milan e ndali Barcelonën në barazim 1-1 në San Siro, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë në Grupin H të Ligës së Kampionëve. Edhe pse shumëkush kishte pritur që gjiganti katalan ta dominojë përballjen, Rossonerët u mbajtën mjaft mirë, kurse me pak më tepër fat mund edhe të realizonin fitore. Sulmuesi brazilian Robinho…
Sport
Milan e ndali Barcelonën në barazim 1-1 në San Siro, në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse shumëkush kishte pritur që gjiganti katalan ta dominojë përballjen, Rossonerët u mbajtën mjaft mirë, kurse me pak më tepër fat mund edhe të realizonin fitore.
Sulmuesi brazilian Robinho e kaloi Milanin në epërsi në minutën e nëntë kur pas asistimit nga Leite Kaka, mposhti nga afërsia portierin Victor Valdes.
Por, avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë. Në minutën e 23-të, Lionel Messi pranoi një top në zonë, dhe me gjithë pengesën nga disa futbollistë kundërshtarë, ai arriti ta dërgojë topin në cepin e portës.
Pjesa e parë përfundoi kështu kurse gjatë të dytës të dyja skuadrat patën raste të volitshme për shënim, por nuk i shfrytëzuan ato.
Vlen të thekson se ndeshja ishte mjaft e hapur dhe u zhvillua në një ritëm dinamik, i denjë kur ndeshen dy gjigantë evropian. Në duelin tjetër të këtij grupi, Celtic mposhti Ajax Amsterdamin 2-0 pas golave nga James Forrest nga penalltia dhe Biram Kayal.
Pas tri ndeshjesh, Barcelona kryeson me 7 pikë e përcjell nga Milan me 5, Celtic ka 3, kurse Ajax vetëm 1.