Barazhi Ferizaj – Liria, kjo skuadër do të jetë në cilësinë e vendasit

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll. Ferizaj dhe Liria do të përballen të dielën nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan lajmi.net. Skuadra elitare, Ferizaj do të jetë në cilësinë e vendasit kundër Lirisë së…

Sport

31/05/2023 15:40

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj dhe Liria do të përballen të dielën nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan lajmi.net.

Skuadra elitare, Ferizaj do të jetë në cilësinë e vendasit kundër Lirisë së Prizrenit.

Ferizaj përfundoi në pozitën e tetë në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë Liria ishte e dyta në Grupin B dhe fitoi barazhin e Ligës së Parë kundër Ulpianës.

Ekipi që fiton takimin do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës edicionin e ardhshëm./Lajmi.net/