Banorët e Shipitullës protestojnë para KEK-ut
Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të martën para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me shpronësimet e tokave që i ka kryer KEK-u. Kryesuesi i fshatit, Musli Mjeku ka deklaruar për media se nuk janë ardhur me dhunë e as për ta sulmuar dikë. Sipas tij, që një muaj e…

Lajme
Dhjetëra banorë të fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar të martën para zyrës së Korporatës Energjetike të Kosovës lidhur me shpronësimet e tokave që i ka kryer KEK-u.
Kryesuesi i fshatit, Musli Mjeku ka deklaruar për media se nuk janë ardhur me dhunë e as për ta sulmuar dikë.
Sipas tij, që një muaj e gjysmë nuk kanë përgjigje nga zyrtarët e KEK-ut.
“Ne nuk jemi ardh me dhunë, nuk jemi ardh me bë kurrgjë. Nuk jemi ardh me sulmu askënd, vetëm për të treguar që e kemi një kërkesë të kamotshme. I kishim lut dikush nga KEK-u të del me na dhënë një përgjigje, pse që një muaj e gjysmë nuk na ka dhënë përgjigje. Me të 24-tin kemi bërë kërkesë, nuk kemi përgjigje as pozitive as negative por te dimë nga të shkojmë. Për në fshatin Shipitullë e dinë edhe bota se kanë marr informata. Ju kisha lut le të pranon dikush të flet ndonjë zyrtarë i KEK-ut”, tha Mjeku.