Banorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë në hall – rruga bllokohet çdo mbrëmje, pamundësohet hyrja me vetura në garazhet e banesave

Banorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e një vendimi të Komunës, që nga ora 20:00 deri në mesnatë e bllokon këtë rrugë për qarkullim, duke e shndërruar përkohësisht në shesh për këmbësorë. Ky vendim po i penalizon rëndë qytetarët që jetojnë në këtë zonë, të cilët…

Lajme

26/07/2025 20:54

Banorët e rrugës “Dardania” në Fushë Kosovë po përballen me vështirësi të mëdha si pasojë e një vendimi të Komunës, që nga ora 20:00 deri në mesnatë e bllokon këtë rrugë për qarkullim, duke e shndërruar përkohësisht në shesh për këmbësorë.

Ky vendim po i penalizon rëndë qytetarët që jetojnë në këtë zonë, të cilët nuk mund të hyjnë me veturat e tyre për në shtëpi gjatë këtyre orëve, pavarësisht se janë banorë të lagjes.

Një qytetar që ka kontaktuar redaksinë e lajmi.net shprehet se kushdo që e përfundon punën rreth orës 20:00, e ka të pamundur që ta dërgoj veturën e tij në garazhe deri në ora 00:00, kur rihapet përsëri rruga dhe nuk ekziston asnjë hyrje-dalje alternative e garazheve.

Banorët kërkojnë që Komuna të rishqyrtojë vendimin ose të ofrojë një zgjidhje alternative që respekton të drejtën e tyre për qasje në pronë dhe lëvizje të lirë, pa i penalizuar në emër të aktiviteteve verore./lajmi.net/