Banorët e rrugës “Bajram Kelmendi” në Prishtinë ankohen për mbeturinat: Era dhe minjtë po shqetësojnë komunitetin

Banorët e rrugës “Bajram Kelmendi” në Prishtinë po përballen me grumbullim të mbeturinave në hapësirat pranë shtëpive të tyre. Ata thonë se mbeturinat kanë shkaktuar erë të rëndë dhe tërheqin minj, duke krijuar shqetësim për jetën e përditshme. Në redaksinë e lajmi.net, janë dërguar foto nga ku edhe shihet gjendja e mbeturinave të hedhura në…

Lajme

15/02/2026 14:28

Banorët e rrugës “Bajram Kelmendi” në Prishtinë po përballen me grumbullim të mbeturinave në hapësirat pranë shtëpive të tyre.

Ata thonë se mbeturinat kanë shkaktuar erë të rëndë dhe tërheqin minj, duke krijuar shqetësim për jetën e përditshme.

Në redaksinë e lajmi.net, janë dërguar foto nga ku edhe shihet gjendja e mbeturinave të hedhura në tokë.

Ndërkaq banorët kanë kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga shërbimet komunale për pastrimin e zonës dhe parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen. /Lajmi.net/