Banorët e Koliqit të dielën protestojnë për ndërprerjet e shpeshta të rrymës

Banorët e fshatit Koliq, në komunën e Prishtinës, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për shkak të ndërprerjeve të shpeshta dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike. Protesta do të mbahet nesër, në ora 14:00, te trafoja e fshatit, ku banorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje për problemin me furnizimin…

Lajme

17/01/2026 22:20

Banorët e fshatit Koliq, në komunën e Prishtinës, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore për shkak të ndërprerjeve të shpeshta dhe të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet nesër, në ora 14:00, te trafoja e fshatit, ku banorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje për problemin me furnizimin me energji elektrike, transmeton lajmi.net.

Sipas banorëve, mungesa e rrymës po u shkakton vështirësi të mëdha në jetën e përditshme, ndërsa protesta synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa konkrete./lajmi.net/