Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot se banorët e dëmtuar nga incidenti me mjete piroteknike natën e Vitit të Ri në afat prej shtatë ditësh mund të parashtrojnë kërkesën për dëmet që u janë shkaktuar që më pas të kompensohen. “Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në…

Lajme

03/01/2025 16:04

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot se banorët e dëmtuar nga incidenti me mjete piroteknike natën e Vitit të Ri në afat prej shtatë ditësh mund të parashtrojnë kërkesën për dëmet që u janë shkaktuar që më pas të kompensohen.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj.

Dy persona morën lëndime nga një shpërthim i pakontrolluar i mjeteve piroteknike në një pikë të shitjes në Prizren natën e Vitit të Ri. Njëri prej të lënduarve ishte në një gjendje më të rëndë dhe ishte dërguar për në QKUK për trajtim.