Banorët e Baicës së Drenasit po përballën me mungesë të ujit (Video)

Ndërrojmë temë dhe flasim për një problem me të cilin po ballafaqohen banorët e Baicës së Drenasit. Atyre u mungon uji i pijshëm.

Lajme

24/08/2017 21:33

Shpenzimet e mëdha për të hapur puse të thella nuk kanë sjellë ujë. Banorët detyrohet të shkojnë tek një krua që është në fshatin tjetër për t`u furnizuar.

Ata vazhdojnë të kenë këtë hall, edhe pse në këtë fshat dhe fshatrat e tjera është bërë shpërndarja e rrjetit të ujësjellësit, por mungon furnizimi. Komuna premton se vitin tjetër do të gjendet zgjidhja.

Ka muaj që familja Kiqina nga Baica Drenasit përballet me mungesë të ujit të pijshëm.  Madje përpjekja e Begishe Kiqinës për të nxjerrë ujë nga pusi dhjetëra metra i thellë, është e kotë.

Pothuajse në gjithë fshatin është i njëjti problem pasi puset kanë shterur.  E jeta pa ujë në këto ditë të nxehta po bëhet shumë e vështirë.

“Qe ujë pika nuk është maruam duke bajt prej Vrellës me një traktor, “shkrum”  të gjithë bunarat ujë skemi…”, thotë Begishja.

Në mungesë të ujit banorë detyrohen të gjejnë zgjidhje. Ata bëjnë me kilometra rrugë deri tek një burim i vetëm që është në fshatin tjetër. E shpeshherë ky vend po shërben edhe si atraksion për fëmijë.

Idriz Hysenaj, drejtor i Ubranizmit në Drenas, deklaroi se janë duke punuar projektin madhor për Drenasin që përfshinë shumicën e fshatrave me një sistem të ri që vijnë dhe shpërndahen prej një rezervari qe jem tu e ndertu dhe rrjedhën e ujësjellësit qe është një projekt bukur i madh për me eliminu këtë problem …”

E derisa të bëhet rregullimi i rrjetit të ujësjellësit, banorët e Baicës dhe fshatrave të tjera të Drenasit  do të detyrohen të bëjnë zgjidhje vetë për furnizim me ujë. /rtk/