Banorët dyshojnë se Paloma qëllimisht ndërpreu provën javore

Prova e re javore ka nisur gjatë për banorët duhet të përpiqen maksimalisht të sigurojnë buxhetin e plotë

ShowBiz

24/10/2021 18:50

Banorët duhet të ndërtojnë një trap dhe nëpërmjet tij të transportojnë në pishinë disa ushqime.

Sot ata kanë testuar zyrtarisht funksionalitetin e trapit por ky proces u ndërpre për pak minuta nga Paloma. Gazetarja shkoi në Dhomën e Rrëfimit gjë e cila ka nervozuar pjesën tjetër të banorëve.

Ata pretenduan se kjo ndërprerje u bë qëllimisht nga Paloma. “Iku qëllimisht, nuk e thirri askush. Nëse do kishte diçka do ta zgjidhte shpejt, jo të vonohej kaq shumë”,- tha Sabiani.

Më vonë Paloma sqaroi se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe se duhej të kërkonte një ilaç.