Banka Qendrore ngre alarmin: Kosova mund të përballet me krizë ekonomike
Banka Qendrore e Kosovës i ka thënë Radio Evropës së Lirë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës ka potencialin për të ndikuar në tregun e punës dhe, si rrjedhojë, në zhvillimin ekonomik të vendit. BQK thekson se nëse ky trend i emigrimit vazhdon në nivelin aktual, pas janarit të vitit 2024, do të ketë pasoja negative për…
Lajme
Banka Qendrore e Kosovës i ka thënë Radio Evropës së Lirë se emigrimi i qytetarëve të Kosovës ka potencialin për të ndikuar në tregun e punës dhe, si rrjedhojë, në zhvillimin ekonomik të vendit.
BQK thekson se nëse ky trend i emigrimit vazhdon në nivelin aktual, pas janarit të vitit 2024, do të ketë pasoja negative për ekonominë e Kosovës. Kjo do të manifestohet në formën e një degradimi të tregut të punës dhe një dobësim të performancës së kompanive dhe situatës makroekonomike në vend.
Faktorë të tjerë, si pasiguritë gjeopolitike të vazhdueshme, kërkesa e dobët në tregun ndërkombëtar, dhe kushtet tregtare të këqija, gjithashtu kanë potencialin për të ndikuar në ritmin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, kanë deklaruar nga BQK.
Kujtojmë se edhe raporti i Bankës Botërore nënvizon sfidat e shumta me të cilat ende përballet vendi. Gjetjet e raportit për peizazhin ekonomik dhe social të Kosovës shpërfaqin një panoramë me shumë nuanca, me papunësinë, vështirësitë e biznesve dhe migracionin të theksuara si probleme kryesore.
Pavarësisht përparimeve të vazhdueshme ekonomike, raporti thekson se Kosova mbetet e ngarkuar nga një pabarazi e konsiderueshme e të ardhurave në krahasim me shtetin mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
“Pavarësisht ekonomisë së qëndrueshme progresi që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh i të ardhurave ndërmjet Kosovës dhe anëtarit mesatar i Bashkimit Evropian shteti”, thuhet mes tjerash në raport.
Sipas gjetjeve në raport, dinamizmi i kufizuar i bizneseve ka vepruar si pengesë për zgjerimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit.
“Dinamizëm dhe aksesi i kufizuar i bizneseve në financa pengon zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës Investimi është kryesisht ndërtimi fokusuar me kontribute të kufizuara në rritje”, thuhet në raport.