Banka Qendrore e ShBA-së thotë se është shumë shpejt për t’u ditur se si t’iu përgjigjen tarifave të Trumpit

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell, i ka kthyer përgjigje presidentit Donald Trump, pasi ka kërkuar që të ulet normat e interesit. Ai tha se ekonomia e ShBA-së është ende solide, duke vënë në dukje se pati punësime të shumta në mars, por pranon se ka pasiguri të konsiderueshme. Ai  aludoi se tarifat e…

Bota

04/04/2025 18:43

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell, i ka kthyer përgjigje presidentit Donald Trump, pasi ka kërkuar që të ulet normat e interesit.

Ai tha se ekonomia e ShBA-së është ende solide, duke vënë në dukje se pati punësime të shumta në mars, por pranon se ka pasiguri të konsiderueshme.

Ai  aludoi se tarifat e fundit të vendosura nga ShBA-ja mund të shfaqin shqetësime për inflacion.

“Detyrimi ynë është të sigurohemi që një rritje e njëhershme e nivelit të çmimeve të mos bëhet një problem i vazhdueshëm inflacioni”, thotë Powell.

Trump ka nënshkruar një vendim ku u ka vendosur tarifa një numri të madh të shteteve të botës, përfshirë edhe Kosovën me 10%.

I pari i Amerikës kërkoi nga banka amerikane që të ulë numrin e interesit të kredive.