Balotellit nuk ia do me Napolin

Pa marr parasysh a është fjala për Interin, Manchester Cityn apo Milanin, në karrierën e deritashme të Mario Balotellit ekziston një tabu, dhe ai quhet Napoli. Sulmuesi italian në katër vjetët e fundit është ballafaquar plot katër herë me Napolin dhe gjithmonë ka dalë i mposhtur. Edhe pse shënoi gol në dy ballafaqimet e fundit,…

Sport

07/02/2014 15:25

Pa marr parasysh a është fjala për Interin, Manchester Cityn apo Milanin, në karrierën e deritashme të Mario Balotellit ekziston një tabu, dhe ai quhet Napoli.

Sulmuesi italian në katër vjetët e fundit është ballafaquar plot katër herë me Napolin dhe gjithmonë ka dalë i mposhtur.

Edhe pse shënoi gol në dy ballafaqimet e fundit, ajo e mëhershmja këtë edicion në Serie A dhe në stinorin 2011-12 me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, Balotelli nuk i ka nxjerr as një pikë të vetme në San Siro ose San Paolo.

Andaj, të shtunën mbrëma, ai do të ketë mundësinë që t’i jap fund këtij bilanci negativ kundër Napolit, kur Milan të paraqitet në udhëtim tek skuadra e Rafael Benitezit.

Në fakt një tjetër bilanc negativ i Balotellit kundër Napolit është se portieri Pepe Reina ishte i pari që priti një penallti në karrierën e tij, në fitoren e mysafirëve në San Siro.