Balotelli në Arsenal? Jo
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport
Arsene Wenger ka mohuar spekulimet rreth transferimit të Mario Balotellit në Arsenal. Sulmuesi italian është përmendur si objektiv i gjigantit londinez, mundësi që është mbështetur edhe nga menaxheri i futbollistit, Mino Raiola.
Mirëpo, pas njoftimeve se palët janë pranë arritjes së marrëveshjes me vlerë prej 27 milionë funte, Wenger ka përjashtuar interesimin e tij për sulmuesin e Milanit.
I pyetur rreth spekulimeve, Wenger tha për “beIN Sports World Cup” se janë thjesht: “Zbulime të pastra”.
Derisa francezi e ka bërë publike dëshirën e tij për të transferuar disa futbollistë të caktuar, përjashtimi i mundësisë së angazhimit të Balotellit do të vjen si befasi e vogël pasi ish sulmuesi i Manchester Cityt prapë është futbollist më i rrezikshëm se disa nga sulmuesit që Wenger ka aktualisht në dispozicion.