Balotelli, ‘melaqe’ për Arnautovicin

Mario Balotelli ka paralajmëruar Premierligën të ketë kujdes nga Marko Arnautovic derisa parashikoi se përforcimi i ri i Stoke Cityt do ta dërgojë atë në harresë, gjatë qëndrimit të tij në Angli. Qëndrimi i shkurtër i Balotellit në Manchester City u përshkua nga incidente të shpeshta në fushë dhe jashtë saj. Kurse, në kategori të…

Sport

22/10/2013 20:15

Mario Balotelli ka paralajmëruar Premierligën të ketë kujdes nga Marko Arnautovic derisa parashikoi se përforcimi i ri i Stoke Cityt do ta dërgojë atë në harresë, gjatë qëndrimit të tij në Angli.

Qëndrimi i shkurtër i Balotellit në Manchester City u përshkua nga incidente të shpeshta në fushë dhe jashtë saj. Kurse, në kategori të njëjtë me të, por ndoshta edhe më keq, Arnautovic në raste të shpeshta e ka treguar anën e tij të çmendur.

Dhe, Balotelli thotë se ish bashkëlojtari i tij nga Inter e bënë të duket ‘melaqe’. “Medieve angleze u pëlqente të flisnin për mua por ju premtoj se Marko do të më bëjë të dukem njeriu më i monoton në botë. Ai është një prej personave më të çmendur dhe më qesharak që kam takuar ndonjëherë, nuk ekziston asnjë moment monotonie kur ai është afër. Pas vetëm disa muajsh, mediet angleze do të pyeten, ‘Mario kush?”, deklaroi Balotelli për Sports Mail.

“Ne jemi në kontakt sepse jemi shokë. Nuk duhet harruar se ai është futbollist shumë i mirë. Ka fuqi të madhe dhe është karakter i ashpër, do të përshtatet shumë mirë në futbollin anglez”, përfundoi sulmuesi i Milanit. Arnautovic iu bashkua Stoke Cityt gjatë afatit kalimtar të verës për 2 milionë funte nga Werder Bremen.