Balotelli largohet, Berahino transferohet
Skuadra e Liverpoolit dëshiron të largojë Balotellin gjatë janarit, në mënryë që të tranferojë sulmuesin i cili është në formë të mirë, Saido Berahinon.

Sport
E përditshmja angleze Daily Express raporton se Liverpooli do ta huazojë Balotellin gjatë janarit te skuadra italiane e Interit.
Në këtë mënyrë, ata do ta sjellin në Anfield lojtarin e WBA-së, Saido Berahinon, i cili ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të Premier Ligës.
21 vjeçari është kërkuar gjithashtu edhe nga Manchester United dhe Tottenham, mirëpo Të Kuqtë shpresojnë në transferimin e tij për 30 milionë euro.