Balotelli, kjo është e turpshme

Liverpool u ka ofruar tifozëve mundësinë për të fituar falas një fanellë të përforcimit të ri Mario Balotelli. Por, kjo nuk është mirëpritur nga disa prej tyre.  

Sport

12/11/2014 10:41

Në faqen zyrtare në Facebook, Liverpool u ka bërë thirrje tifozëve që të vizitojnë faqen dhe të marrin pjesë në një lojë shpërblyese për të fituar një fanellë të sulmuesit Mario Balotelli.

Mirëpo, propozimi nuk u pëlqeu disa prej tyre, të pakënaqur me paraqitjet e deritashme të përforcimit të ri të ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga Milan për 16 milionë funte.

“A mund ta shkëmbej me një fanellë të Kolo Toure?”, shkroi një tifoz. Ja edhe disa komente të tjera interesante. “Jo faleminderit”.

“Më mirë të më jepni mundësinë të shoh se si shënon gol”. “Mendoj se fanellën e Emile Heskey duhet ta barti me krenari tani”. “A jeni të sigurt se kishte fuqi të ngrit lapsin për të nënshkruar fanellën?”

“Me siguri jeni duke bërë shaka”. “Nuk dua ta marr, me siguri se e ka gabuar fanellën kur e nënshkroi”.