Balotazh në Fushë Kosovë: Valon Prebeza (VV) përballet me Besnik Osmanin (LDK)
Në Komunën e Fushë Kosovës, gara për kryetar do të vendoset në balotazh mes Valon Prebezës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Besnik Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), transmeton lajmi.net. Sipas rezultateve përfundimtare të raundit të parë, Prebeza ka siguruar 45.15% të votave, ndërsa Osmani ka marrë 36.66%. Diferenca mes tyre është rreth 1,800…
Lajme
Në Komunën e Fushë Kosovës, gara për kryetar do të vendoset në balotazh mes Valon Prebezës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Besnik Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), transmeton lajmi.net.
Sipas rezultateve përfundimtare të raundit të parë, Prebeza ka siguruar 45.15% të votave, ndërsa Osmani ka marrë 36.66%. Diferenca mes tyre është rreth 1,800 vota në favor të kandidatit të Vetëvendosjes.
Raundi i dytë do të përcaktojë se kush do të udhëheqë Fushë Kosovën për mandatin e ardhshëm katërvjeçar./lajmi.net/