Ballkani vërteton forcën, në Suharekë bie edhe Drita

Ballkani ka fituar derbin e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës, duke e mundur 2:0 Dritën në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Suharekë, të mërkurën në mesditë.

Sport

04/03/2020 14:54

Pjesa e parë e ndeshjes edhe pse u dominua nga vendasit, nuk solli asnjë gol, duke përfunduar 0-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Ismet Munishit rriti sulmet drejt mysafirëve, që pikën më të fortë të tyre kishin portierin Faton Maloku.

U desh të pritej minuta e 75’ për t’u zhbllokur derbi, kur Blendi Baftiu shënoi për epërsinë 1:0 të vendasve.

Në minutën e 71’, Ballkani dyfishoi epërsinë, kur Edvin Kuq shënoi një super gol, për 2:0.

Me këtë fitore, Ballkani numëron 44 pikë, katër më shumë se Drita.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në këtë orar, Gjilani ka mposhtur në shtëpi Feronikelin me rezultat 2:1, ndërsa Llapi me rezultat të njëjtë ka mposhtur Trepçën ’89 në udhëtim./Lajmi.net/