Ballkani vë në “shënjestër” dyshen e Vllaznisë së Shkodrës
Ballkani ka nisur të mendojë për përforcime në afatin kalimtar të verës. Kampionët e rizgjedhur të Kosovës kanë shprehur interesim për dy futbollistët e Vllaznisë së Shkodrës, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për Fjoart Jonuzin dhe Liridon Latifin të cilëve iu ka skaduar kontrata dhe në verë janë lojtarë të lirë. PanoramaSport raporton se Ballkani ka…
Sport
Ballkani ka nisur të mendojë për përforcime në afatin kalimtar të verës.
Kampionët e rizgjedhur të Kosovës kanë shprehur interesim për dy futbollistët e Vllaznisë së Shkodrës, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Fjoart Jonuzin dhe Liridon Latifin të cilëve iu ka skaduar kontrata dhe në verë janë lojtarë të lirë.
PanoramaSport raporton se Ballkani ka shprehur interes konkret për Jonuzin dhe Latifin.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kërkon të joshë mesfushorin dhe sulmuesin e krahut, teksa gjasat janë të mëdha që ata të veshin fanellën e kampionëve nga Suhareka./Lajmi.net/