​Ballkani përballet me Floriana-n, formacionet zyrtare

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane. Sonte, nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra nga Suhareka do të përballet me ekipin maltez FC Floriana në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë të UEFA Conference League. Me përgjegjësinë e përfaqësimit të Republikës…

Sport

22/07/2025 19:36

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani, është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane. Sonte, nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra nga Suhareka do të përballet me ekipin maltez FC Floriana në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të Republikës së Kosovës, Ballkani synon të marrë një rezultat pozitiv që do t’i hapte rrugën kualifikimit më tej në këtë garë prestigjioze evropiane.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Iljazi – Smajli, Jashanica, Batarelo, Potoku – Deliu, Giovanni, Diene – Tolaj, Adetunji, Kryeziu

Floriana: Cioletti – Gamarra, Mendonca, Lopez, Garzia – Grech, Vella, M’Mombwa – Veselji, Jah, Varela

Suharekasit do të kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin e tretë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Maltë.