Ballkani me pozitën më të mirë në listën e klubeve më të forta në Evropë
Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit. UEFA ka publikuar listën e re të klubeve më të forta në Evropë. Në krye të listës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Bayerni i Mynihut (2), Interi (3), Manchester City (4), Liverpooli (5), Paris Saint-Germain (6), Bayer…

Sport
Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit.
UEFA ka publikuar listën e re të klubeve më të forta në Evropë.
Në krye të listës qëndron Real Madridi, i ndjekur nga Bayerni i Mynihut (2), Interi (3), Manchester City (4), Liverpooli (5), Paris Saint-Germain (6), Bayer Leverkusen (7), Borussia Dortmund (8), Barcelona (9) dhe Roma (10).
Pas Ballkanit, si klubi i dytë më i mirë nga Kosova, vjen Drita e Gjilanit në pozitën e 190-të. Prishtina renditet në vendin e 333-të, Llapi në të 339-tin, ndërsa Malisheva, Dukagjini dhe Gjilani zënë vendet 373, 374 dhe 375.
Nga Shqipëria, Partizani është më i miri, në vendin e 179-të.
Në rajon, Kroacia shquhet me Dinamon e Zagrebit që renditet e 40-ta. Në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës është në vendin e 250-të, Shkupi në të 253-tin dhe Struga në të 268-tin.