Ballkani lider i vetëm – ndryshon tabela e Superligës pas xhiros së 22-të

Me tre ndeshjet që përfunduan sot (e diele), edhe xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës është mbyllur.

Sport

27/02/2022 15:52

Ballkani është lider i vetëm në tabelë, pasi Gjilani u ndal në barazim nga Prishtina, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Ismet Munishit vazhdon të jetë në garë për titull, ku renditët si pozitë e dytë, dy pikë prapa “Xhebrailave”.

Ndërkohë, Feronikeli vazhdon të qëndrojë në fund me 11 pikë, me Dukagjinin dhe Ulpianën që gjithashtu gjenden në zonën e rrezikshme.

Tabela e plotë./Lajmi.net/