Ballkani jep shembull fantastik, të ardhurat e biletave shkojnë për Jetlirin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, skuadra e Ballkanit ka dhuruar të gjitha të ardhurat e biletave nga ndeshja e sotme me Ferizajin për Jetlir Krasniqin, i cili ka nevojë për transplantë të veshkës.

Sport

23/02/2020 17:14

Klubi suharekas kishte njoftuar se të gjitha të ardhurat e biletave do të shkonin në ndihmë të Jetlirit dhe padyshim që stadiumi ishte i stërmbushur sot.

Për t’u treguar edhe më transparentë, Ballkani ka bërë të ditur se ka grumbulluar 2526 euro për djaloshin familja e të cilit e ka të pamundur ta paguajë koston e operacionit.

Në fund, skuadra e Munishit triumfoi 3:0 dhe kësisoj u rikthye në pozitën e parë në tabelë.

Njoftimi i plotë i klubit:

”Të dashur tifoz ,

Faleminderit përzemërsisht që ishit kaq shum prezent në stadium për të perkrahur klubin tonë ,

Edhe më shumë Faleminderit për përkrahjen në donacionin për qytetarin tonë Jetlirin ,
Shume e mbledhur është 2526 euro 

Zoti I madh e shëroft

Na priftë e mbara”. /Lajmi.net/