Ballkani i mëson sot kundërshtarët në fazën e grupeve në Ligës e Konferencës
FC Ballkani edhe këtë vit ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare. Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani edhe këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit nga BATE Borisovi, Ballkani siguroi grupet falë fitores së thellë në Prishtinë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/09/Capture-1.jpg)
Sport
FC Ballkani edhe këtë vit ka shkruar historinë në arenën ndërkombëtare. Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani edhe këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit të fazës së plejofit nga BATE Borisovi, Ballkani siguroi grupet falë fitores së thellë në Prishtinë javën e shkuar. Të enjten mbrëma, në “Varosi Stadion” me Mezokovesd të Hungarisë, Ballkani pësoi humbje me rezultatin minimal 1:0.
Megjithatë, ekipi kosovar avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm 4:2 pas fitores në duelin e parë me shifrat 4:1.
Sot, nga ora 14:30, Ballkani do të njoftohet me kundërshtarët që do t’i ketë në fazën e grupeve të kësaj gare. Kampioni i Kosovës është në vazon e katërt, pra të fundit.
Xhiroja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Konferencës zhvillohet me datë 21 shtator, kurse e fundit më 14 dhjetor.
Vazoja e parë, përmban skuadra si Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Brugge, AZ Alkmaar, Gent, Fenerbahçe, Lille e Ferencvaros. Në vazon e dytë, janë të vendosura ekipet si PAOK, Slovan, Maccabi, Plzen, Aston Villa, Ludogorets, Fiorentina e Bodo-Glimt.
Ndërsa, vazoja e tretë përbëhet nga Genti, Zorya, Beshiktashi, Helsinki, Legia, Spartak Trnava e Olimpija. Të gjitha këto skuadra të këtyre tri vazove, janë kundërshtarët eventual të Ballkanit, por që gjithçka do të përcaktohet pas shortit që do të tërhiqet ditën e sotme.
Ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës do të luhen më 21 shtator, ndërsa ato të fundit më 14 dhjetor. Ndeshjet do të zhvillohen në tri orare: 16:30, 18:45 dhe 21:00.