Ballkani hap të madh në garë për titull, i merr tri pikë Dritës, Llapi fiton ndaj Malishevës
Derbi i xhiros së 22-të mes Dritës dhe Ballkanit u mbyll me fitore të ekipit nga Suhareka. Llapi gjithashtu fitoi ndaj Malishevës.

Sport
Ballkani arriti të marrë fitore 0:1 në kryendeshjen ndaj Dritës, ndërsa Llapi mposhti 3:0 Malishevën, shkruan lajmi.net.
Drita dhe Ballkani u futën në lojë të kërkonin pikët maksimale në garën për titull, por që Ballkani ishte më efikas dhe arriti fitoren.
Në hapësirën e pesë metërshit të portierit të Dritës u gjend Solomon, i cili arriti të shënonte për 0:1 në minutën e 71` të ndeshjes.
Pas fitores Ballkani qëndron në vendin e parë me 45 pikë, katër më shumë sesa Drita dhe tri më shumë se Gjilani. Gjilani nëse arrin fitore nesër ndaj Prishtinës do të kenë pikë të njëjta me Ballkanin 45 gjithsej.
Llapi momentalisht është duke kaluar në një formë mjaft të mirë. Pas fitores në xhiron e kaluar, tri pikë i arkëtoi edhe këtë xhiro ndaj Malishevës, ndonëse nga minuta e 73′ luajti me 10 lojtarë.
Fitoren 3:0 llapjanëve ia dha dygolëshi nga Vlamir Veliu në minutat 28` dhe 43` të ndeshjes, dhe Arbnor Ramadani në minutën e 83′, transmeton lajmi.net.
Me fitoren e sotme Llapi arrin në kuotën e 39 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Malisheva në pozitën e shtatë me 23 pikë./Lajmi.net/