Ballkani fiton ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në UEFA Champions League

Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në kualifikimet për në UEFA Champions League sezonin 2023/24. Ekipi i Ilir Dajës mposhti mysafirët nga Bullgaria me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net Golin për 1 me 0 në pjesën e parë e shënoi mesfushori, Meriton Korenica. Ai shënoi me…

Sport

11/07/2023 22:41

Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen e parë ndaj Ludogorets në kualifikimet për në UEFA Champions League sezonin 2023/24.

Ekipi i Ilir Dajës mposhti mysafirët nga Bullgaria me rezultatin 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net

Golin për 1 me 0 në pjesën e parë e shënoi mesfushori, Meriton Korenica. Ai shënoi me vollej nga zona e 16-metërshit.

Në pjesën e dytë, kampioni i Superligës së Kosovës shënoi një tjetër gol me anë të Qëndrim Zybës.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër, të mërkuren nga ora 20:00 dhe luhët në stadiumin “Huverpharma Arena”./Lajmi.net/