Ballkani fiton 3-0 në tavolinë ndaj Gjilanit
Ballkani e ka fituar në tavolinë ndeshjen ndaj Gjilanit e cila u anulua si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët gjilanas ndaj portierit Stivi Frashëri.

Sport
Komisioni i Garave ka vendosur sot që tri pikët t’u kalojnë suharekasve.
Derbi i xhiros së 27-të u anulua në minutën e 94 pasi “Skifterat” kaluan rrethojat e fushës për ta goditur portierin e Ballkanit, shkruan lajmi.net.
E gjitha kjo ndodhi pasi skuadra e Gjilanit, pas një goditjeje nga këndi, barazoi rezultatin 1-1. /Lajmi.net/