Ballkani emëron trajner të ri kroatin Mislav Karoglan
Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kroatin Mislav Karoglan. Sipas njoftimit, trajneri i ri do ta drejtojë klubin nga Suhareka për dy vjet e gjysmë. “FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin…
Sport
Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kroatin Mislav Karoglan.
Sipas njoftimit, trajneri i ri do ta drejtojë klubin nga Suhareka për dy vjet e gjysmë.
“FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë. Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tiraspol , me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ballkani. “Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern”.