“Ballistët”, mesazh për Platinin
Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, “Ballistët” kanë publikuar një mesazh të fuqishëm për presidentin e UEFA-s, Michel Platini, në lidhje me vendimin skandaloz rreth ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Sport
Tifozët e Shkëndijës së Tetovës, “Ballistët” kanë publikuar një mesazh për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.
Në ndeshjen kundër Metalurgut të Shkupit, ata shfaqën një transparent gjigant ku shkruante: “I dashuri Platinoviç, na i rrahën futbollistët dhe fituan 3:0. Të i vrasim ne në ndeshjen e kthimit dhe të fitojmë një vend në Evropianin 2016?”.
Javën e kaluar, UEFA publikoi vendimin skandaloz duke e regjistruar ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd në favor të vendasve me rezultat zyrtar 3:0.